.

Basha në Librazhd: E shndërruan këtë zonë në shkretëtirë, më 25 prill votë masive për të rrëzuar këtë qeveri ogurzezë


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë fushatën e radhës në Librazhd.
Basha theksoi se qeveria aktuale e shndërroi këtë zonë në shkretëtirë, duke shtuar se më 25 prill do ketë votë masive për të rrëzuar maxhorancën, siç e quajti lideri i PD-së, ogurzezë.
“Mirë se ju gjeta. E jashtëzakonshme kjo pritje. të reja dhe të rinj të Librazhdit, vëllezër dhe motra. Kudo që kam shkuar nga jugu në veri, një gjë është e qartë: Shqiptarët janë të etur për ndryshim. Mezi po presin datën, kur vota e shqiptarëve të bashkuar do të bëjë të mundur ndryshimin e vërtetë për të gjithë.
Data 25 prill është dita e popullit, ku do vendosni për veten dhe fëmijët, për të ndaluar ikjen e të rinjve, që ka dhënë shembullin dhe ka sjellë demokracinë. Librazhdi është vjedhur dhe abuzuar. E shndërruan Librazhdin në shkretëtirë, ku paratë shkojnë në duart e pak njerëzve. Fitorja e 25 prillit do jetë fitorja juaj. ju bëj thirrje socialistëve të ndershëm të Librazhdit e Shqipërisë, bashkohuni me ndryshimin, bashkohuni me ne. Dy javë na ndajnë nga një ditë vendimtare. Bashkë për ndryshim, Librazhdi fiton, Shqipëria fiton”, deklaroi Basha.