.

Ambasada amerikane thirrje shqiptarëve: Duam burra e gra me prejardhje profesionale

Ambasada amerikanëe me anë të një postimi në rrjetet sociale i bënë thirrje shqiptarëve që të aplikojnë për tu bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.Ajo me anë të kësaj thirrje iu ofron mundësinë shqiptarëve që të bëhen si një nga agjentët e FBI-së dhe se ky është momenti i duhur në qoftë se ata kanë dëshirë dhe potencial.
Ambasada iu bënë thirrje qytetarëve që të bashkohen me skuadrën elitare në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri dhe korrupsionnit. Gjithashtu ajo shkruan se nëse keni aplikuar në raundin e parë , aplikoni sërish pasi nuk përbën problem.

“Përvoja juaj, aftësia për t’u përmirësuar dhe dëshira për të shërbyer vetëm do t’ju ndihmojnë. Aplikoni tani!”, thuhet më tej në këtë postim, që shoqërohen dhe me linkun e aplikimit për qenë pjesë e BHK-së.

Postimi i plotë

Keni ëndërruar gjithnjë të bëheni si një nga agjentët e FBI-së? A mendoni se keni atë që duhet? Tani është mundësia juaj! Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje aplikimesh për hetues. BKH-ja po kërkon gra dhe burra nga një gamë e gjerë prejardhjesh profesionale, të cilët mund të përmbushin standardet e tyre të larta të zhdërvjelltësisë mendore dhe aftësisë fizike, të ngjashme me ato të FBI https://bit.ly/3fXfDGY
Bashkohuni me këtë skuadër elitare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Nëse keni aplikuar në raundin e parë, aplikoni përsëri! Përvoja juaj, aftësia për t’u përmirësuar dhe dëshira për të shërbyer vetëm do t’ju ndihmojnë. Aplikoni tani! https://bit.ly/3fXfDGY