.

Zbulohet sasia, dyshohet për 200 kg kokainë në konteinerin në Durrës! Destinacion kishte një kompani në Kombinat

200 kg kokainë dyshohet se janë gjetur në kointeinerin e bllokuar në Durrës, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Konteineri vinte nga Ekuadori dhe ishte nisur 24 ditë më parë, ndërkohë operacioni në Shqipëri është zhvilluar shumë shpejt.
Pakot ishin fshehur në një pjesë të modifikuar në tavanin e konteinerit që është sharruar. Po ashtu zbulohet se destinacion kishte Kombinatin, saktësisht firmën Massabi Fruit, pasi dhe konteineri ishte i ngarkuar me fruta ekzotike.