.

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, një ‘plumb qorr’ në banesën e të moshuarve

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mbrëmje në Elbasan. Sipas raportimeve, të shtënat janë dëgjuar në lagjen Brigada 17 Sulmuese.

Burime për Mapo bëjnë me dije se në katin e pestë të një pallati, ku jetojnë një çift të moshuarish ka depërtuar një plumb qorr. Ende nuk dihet nga cila anë ka ardhur apo rrethanat e ngjarjes.

Deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar. Mësohet se forca të shumta policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur të tjera detaje.