.

A do e fusni Ramën në burg si ministre e brendshme? Kryemadhi me ndjekësit në Instagram: Dënimi më i madh për të…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ësht përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj në Facebook lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

Një ndjekës e pyet Kryemadhin nëse do e fusë në burg Ramën si ministre e brendshme kur të vijë në qeveri.

Ajo i përgjigjet ‘’Unë mendoj që dënimi më i madh për Edi Ramën është rrëzimi nga pushtetit. Burgun ia ka bërë vetes atje në Surrel’’.

Po ashtu një tjetër ndjekës e pyet Kryemadhin se çfarë do i shkruajë më 26 prill Ramës, dhe ajo përgjigjet me ironi ‘’Do t’i uroj suksese në jetë, nëse ka ndërruar numër, kuptohet…’’

Një tjetër është i interesuar se sa mandate do të fitojë LSI në zgjedhejt e 25 prillit, por Kryemadhi heziton të thotë një numër, pasi thekson se’’ Mërzitet Rama, dhe do të thotë që e kam parë në filxhan. Por nuk merrem me fall, besoj në Zot.’’.

Ndërkohë një tjetër qytetar pyet arsyen se pse Kryemadhi do të vijë në pushtet, për të vjedhur? Kryetarja e LSI nuk ngurron t’i përgjigjet duke i thënë se e vetmja gjë që ka vjedhur në jetë është zemra e Ilir Metës.