.

FOTO/ Drejtonte ‘biznesin’ e kokainës nga shtëpia, kapet 29-vjeçari shqiptar (EMRI)


Një 29 vjeçar me origjinë shqiptare ka përfunduar në prangat e policisë, nën akuzat e trafikut të drogës në Itali.

 

Hetimet u kishin lejuar hetuesve të zbulonin se shqiptari Valter Hoxha, drejtonte një biznes të lulëzuar të tregtisë së drogës në shtëpinë e tij.

 

Për ta zënë në befasi, karabinierët shkuan herët në mëngjes në banesën e tij. 29 vjeçari nguroi të hapte derën, gjë që shtoi dyshimet. Megjithatë, sapo policia hyri në banesë, pikasën një zarf të vogël me kokainë, për të cilën shqiptari tha se e kishte për përdorim shtëpiak.

Kontrolli i kryer nga policia të mbështetur edhe nga qentë antidrogë u zhvillua edhe në katin e sipërm të ndërtesës dhe në ballkon. Në çatinë e këtij të fundit, i riu kishte hedhur një qese plastike që përmbante rreth 35 gram marihuanë, 21 doza kokainë dhe një shënim me emrat e klientëve dhe lëvizjet në lidhje me shitjen e dozave. Tani, ai është në burgun Caltagirone.