.

Prej më shumë se 1 vit larg ekranit, Ilda Bejleri rikthehet në televizion

Ilda Bejleri prej mëse një viti ka qëndruar larg nga ekrani, duke kaluar kohë në biznesin e saj. “Për momentin dua të shijoj gjërat e bukura, me familjen, me shoqërinë”, tha ajo, e pyetur për arsyen.

Së fundmi, Ilda ka lajmëruar se është gati të rikthehet në ekran. Me anë të një bisede virtuale me ndjekësit, moderatorja ka njoftuar se gjatë kampionatit europian do të vijë me një program të sajin. “Për ‘Europian’ do rikthehem si autore/moderatore me një program timin”, ka shkruar Ilda, pa zbuluar më shumë detaje.