.

Foto/E shoqëruar nga i biri, këngëtarja Çiljeta Xhilaga ‘ngec’ në aeroportin e Rinasit.Në pritje të nisjes së fluturimeve

Mes qytetarëve të bllokuar në aeroportin e Rinasit, për shkak të pezullimit të fluturimeve, është edhe këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga.

Fotoreporteri i Ora News ka fiksuar momentin kur Xhilaga dhe djali i saj presin në ambjentet e jashtme të aeroportit.
Por këngëtarja nuk është e vetmja pasi qindra pasagjerë janë duke pritur në Rinas në pritje të një njoftimi të dytë lidhur me rinisjen e fluturimeve.

Prej ditës së djeshme, për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror, nga aeroporti i vetëm ndërkombëtar i vendit, nuk është ulur e nuk është ngritur asnjë avion.
Kujtojmë se këngëtarja së fundmi i është futur sërish politikës dhe i është bashkuar fushatës së socialistëve të Tiranës.