.

“Mos më bëj si trime”, aktivistët dhe vajzat e showbizit përplasen me policët: Do shpërthejmë derën të marrim qentë

Qytetarë dhe aktivistë kanë shkuar këtë të premte në ‘Spitalin e Qenëve’, në Kombinat duke i kërkuar përfaqësuesve të institucionit që të lirojnë të gjithë qentë që janë rrëmbyer ditën e ndjeshme në rrugët e Tiranës.

Përplasje të shumta ka pasur nga aktivistët të cilët po u kërkonin rojeve që të shikonin qentë. Menjëherë pas kësaj punonjës të policisë u vendosën përpara dyerve të institucionit duke mos lejuar aktivistët të hyjnë brenda. Dorina Mema duke iu referuar një video të bërë virale në rrjetet sociale, u kërkoi llogari punonjësve nëse e kanë arrestuar personin i cili i tërhoqi nga duart një qen një vajze shtatzënë të cilën ajo e ushqente çdo ditë.
Mema: E keni arrestuar atë personin që tërhoqi një qen nga një vajzë shtatzënë e cila e ushqente vetë atë qen. Sa paguheni ju që bëheni palë me krimin.

Policia: Mbani maska! Dhe ruani distancën. Vendosni mjetet mbrojtëse.

Roza Lati: Kemi video që i vrasin me acid banjoje. Është e tmerrshme. Janë dhomat e qenëve me gjak! A nuk iu dhimbsen? Nëse nuk bëjmë gjë në Instagram, kemi horrat e rrugëve që një frymë duan. Problematikët të çohen dhe t’i ngrejnë në këmbë. Ne nuk jemi vetëm, i kemi gati tufat që presin.

Ndërkohë dhe këngëtarja Besa Kokdhima është përplasur me një zotëri i cili u prezantua si pronar i godinës.
Kokëdhima: Shko në Bashki dhe kërkoji që të heqin tabelën. Më jep qentë se nuk më intereson. Nëse e konsideroni veten pronar atëherë hajde këtu.
Mema: Kush ta ka dhënë ty këtë, kush ta ka dhënë ty këtë. Dil jashtë. Na nxirr qentë

Burri: Mos bëj si trime ti me atë qenin në krah, ti nuk kishe lindur kur jam marre une me qente./Faxweb