.

Kush ishin të ftuarit VIP? Zbulohen pamjet nga super festa e ditëlindjes së Fifit (Foto)

Një ditë më parë, Fifi ka festuar 27-vjetorin e lindjes. Përveç urimeve të shumta që mori nga fansat, miqtë, familjarët dhe kolegët e saj, ajo kishte organizuar edhe një super festë.

Kanë qenë miqtë e këngëtares së dashur për publikun, ata që kanë postuar në rrjetet sociale foto e video nga festa e ditëlindjes së Fifit.
Në një video të publikuar nga moderatorja e njohur, Argjira Spanca, shihet momenti kur këngëtarja ka fikur qirinjtë teksa Klajdi Haruni dhe Bruno i këndojnë vajzës së ditëlindjes.

Nga ana tjetër kujtojmë se projekti i fundit muzikor i Fifi është “Maniak i dhimbjes”, për të cilin bashkëpunoi me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Fation Kuqarin.

Kënga është një baladë e ndjerë dashurie dhe brenda një kohe të shkurtër arriti mbi 1.5 milionë klikime në “Youtube”.