.

Rama publikon videon: Qendra Shëndetësore në Tiranë ndryshoi në mënyrë drastike, ambientet janë moderne

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur shqiptarët me një video, ku tregohet sesi ka ndryshuar radikalisht Qendra Shëndetësore numër 1 në Tiranë.

Rama shprehet se Qendra Shëndetësore në Tiranë ndryshoi në mënyrë drastike, duke shtuar se ambjentet janë moderne.

“Mirëmëngjes”, shkruan Rama. Ndërsa, në pamje tregohet sesi spitali ka marrë një tjetër “fytyrë”, kurse është pajisur me pajisjet më moderne.

Personeli mjekësor në spital shprehet se kushtet janë të mira dhe se në këto ambiente mund të punohet me shumë dëshirë.