.

Xhaçka takon ambasadorin italian: Mirënjohje për ndihmën e pas tërmetit të 26 nëntorit dhe mbështetjen për rindërtimin


Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Italisë, Frabrizio Bucci. Xhaçka shprehet se Italia mbetet një nga mbështetësit dhe partnerët strategjikë kryesorë të Shqipërisë.
Ajo shton se shpreh mirënjohje për ndihmën e menjëhershme pas tërmetit të 26 nëntorit dhe mbështetjen për rindërtimin.

Postimi i ministres së Jashtme Olta Xhaçka:

Takim i shkëlqyer me ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci. ?? mbetet një nga mbështetësit dhe partnerët strategjikë kryesorë të Shqipërisë.
Mirënjohje për ndihmën e menjëhershme pas tërmetit të 26 nëntorit dhe mbështetjen për rindërtimin. Bashkëpunim i shkëlqyer në fushat me interes të përbashkët mes dy vendeve ???? dhe për masat ndaj COVID – 19.