.

OSHEE njofton: Do të kryhen punime në transformatorët e Tiranës, nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

OSHEE, me anë të një lajmërimi, bën me dije se do të ketë punime në disa transformatorë të Tiranës.Në njoftimin e OSHEE-së thuhet se pavarësisht nga punimet, janë marrë të gjitha që të mos ketë shkëputje të rrymës elektrike.

Njoftimi i OSHEE-së:

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 1-2 dhjetor
Për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e transformatorit 110/20 kV NST Qendër, në 1 dhjetor ora 00:30 do të kryhen provat e transformatorit e për pasojë do të stakohet energjia elektrike.
Nga ana e OSSH Tiranë janë marrë të gjitha masat që të mos ketë mungesë energjie tek abonentët.
2 dhjetor
Në kuadër të investimit të Bankës Botërore në ndërtimin e seksionit të ri 20 kV në NST e Farkës, në datën 2 dhjetor në orën 00:30 do të kryhet energjezimi i NST Farkë.
Nga ana e OSSH Tiranë janë marrë të gjitha masat që kufizimi i energjisë për abonentët të jetë jo më shumë se 5-7 minuta.