.

Aksident në Ersekë/ Plagoset rëndë një person, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në qytezën e Ersekës.
Si pasojë, një person është plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital.
I dëmtuari ka marrë plagë të shumta në trup. Një automjet dyshohet se ka dalë nga rruga.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka arritur në vendngjarje. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Fushave të Selenicës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.11.2020, rreth orës 13:45, në aksin rrugor Ersekë-Korçë, në vendin e quajtur “Fusha e Selenicës”, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin G. X., rreth 45 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Ersekës, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.