.

Vettingu në Polici/ Konfirmohet në detyrë drejtori i SHÇBA-së

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi sot në detyrë drejtorin e SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku. KJV ka arritur në konkluzionin se subjekti ka plotësuar të saktë formularin për partëstinë e figurës teksa e sheh të përshtatshëm për vijimin e punës.
Muhamet Rrumbullaku ka dalë i pastër përsa i përket pasurisë. KJV ka arritur në konluzionin se përsa i përket apartamenteve dhe pronat në zotërim të tij janë të justifikuara nga burime zyrtare pasurore.
Ajo që ra në sy gjatë seancës dëgjimore të dy ditëvë më parë ishte numri i madh i automjeteve që ka pasur Rrumbullaku në zotërim. Sipas komisionit, të gjitha këto automjete janë ndërruar përgjatë viteve për përdorim personal dhe jo për qëllime përfitimi.
Rrumbullaku një polic karriere, u emëru në krye të këtij institucioni pas një urdhri të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për ndryshime në nivel drejtues në këtë strukturë.
Muhamet Rrumbullaku si Drejtor i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në Ministrinë e Brendshme zëvendësoi në këtë detyrë Anila Trimi.