.

Rama: Së shpejti do të fillojë puna në kantierin e parë të energjisë diellore në Shqipëri


Në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama, deklaroi se me Parkun e Ri Fotovoltaik të Spitallës, në zonën e ish-kënetës së Durrësit, do të krijohet një mundësi për zhvillimin e ekonomisë dhe se do t’i jepet më shumë hapësirë turizmit.

“Një event i rëndësishëm për ekonominë tonë, për forcimin e imazhit si vend në një kohë kur e gjithë bota ka një shqetësim të jashtëzakonshëm lidhur me burimet e energjisë. Është me rëndësi sepse lidhet drejtpërdrejt më zhvillimin e një zonë që ka një rëndësi për zhvillimin e ekonomisë. Me këtë proces i hapet rruga një tjetër parku, pas atij të Karavastasë. Së shpejti do të fillojë puna në kantierin e parë të energjisë diellor në Shqipëri”, tha Rama.