.

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Kim: Më vjen mirë që shoh progres, institucionet të vijojnë punën

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar në lidhje me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane shkruan se gëzohet që sheh përparim sa i përket funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, nga fundi i këtij viti. Po ashtu, Kim shkruan se Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vijojnë të punojnë me urgjencë.

Postimi i Yuri Kim
“Gëzohem që shoh progres drejt funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, deri në fund të këtij viti. 6 kanë mbetur. Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë. Faleminderit KED për zgjedhjen e kandidatëve të kualifikuar. Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimet për drejtësi që u kanë bërë shqiptarëve.”