.

Në kërkim për “marrëdhënie seksuale me të mitur”, arrestohet 21-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka njoftuar se është arrestuar një 21-vjeçar i identifikuar si M. S., i shpallur në kërkim, pasi është dënuar nga Gjykata nën akuzën e “marrëdhënieve seksuale me të mitur”.
Po ashtu policia ka arrestuar edhe një 46-vjeçar të shpallur në kërkim nën akuzën e “Keqtrajtimi i të miturit” i dënuar me 8 muaj burg.
Njoftimi i policisë:
Policia kap dhe ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
M.S., 21 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.11.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.
Gjithashtu, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, kapën dhe ndaluan shtetasin:
A.M., 46 vjeç, banues në Ballsh.
Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 09.10.2020, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.