.

Kreu i PAA-së Agron Duka infektohet me koronavirus dhe karantinohet. Ja mesazhi që ka për të gjithë

Ka rezultuar pozitiv me koronavirus edhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra për shtypin, ndërkohë që mësohet se pas përgjigjes së tamponit, Duka është karantinuar.

Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë deri në këto momente, siç raportojnë të njëtjat burime.

Ai ka dhënë edhe një mesazh politik për të gjithë qytetarët, duke e vënë theksin tek respektimi i masave anticovid për mbrojtjen e vetes dhe të tjerëve.