.

Infektohet me Covid-19 drejtori i Shërbimeve Publike dhe 6 punonjës në Elbasan

Infektohet me Covid-19 drejtori i Shërbimeve Publike dhe 6 punonjës në Elbasan. Pas infektimit janë reduktuar shërbimet e këtij institucioni në qytet.

Agjencia ka një numër prej 300 punonjësish të cilët merren me dekorin e qytetit ndërkohë që pas infektimit të këtyre punonjësve situata paraqitet e qetë.

Të infektuarit janë kryesisht shoferë të institucionit, por nuk mungojnë edhe punonjës të Agjencisë.

Ndërkohë qyteti i Elbasanit ka edhe një numër të lartë mësuesish të infektuar nga Covid-19.

Mbrëmjen e djeshme janë konfirmuar 4 mësues me Covid, ndërsa mësohet se janë edhe 9 nxënës të infektuar, kryesisht në shkollat 9-vjeçare por edhe në shkollat e mesme.

Ndërsa në qytetin e Peqinit, ka një numër të madh mësuesish të prekur nga koronavirusi. Burime për ABC raportojnë se numri i mësuesve të infektuar në Peqin është mbi 90 raste.

Ministria e Arsimit por edhe institucionet rajonale nuk kanë dhënë një përditësim të saktë sa i përket shifrave të mësuesve të infektuar./abcnews