.

Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Pogradec. Detajet e para të policisë


Policia e Pogradecit bën me dije se mëngjesin e sotëm është gjetur pa shenja jete një person i seksit mashkull. Sipas burimeve nga policia, gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se një shtetas i moshës 37 vjeç është gjendur pa shenja jete në lagjen nr 3, pranë vendit të quajtur Oktapodi.
Të njejtat burime konfirmojnë se ai ka pësuar infarkt dhe ka qënë përdorurs i lëndëve narkotike.