.

Covid-19/ Xhaçka: Mjekët e FA, shtyllë e fortë mbështetjeje për çdo efektiv e qytetar në këto kohë të vështira

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, iu shpreh mirënjohje mjekëve të Forcave të Armatosura, që sipas saj, po shërbejnë në front të parë të luftës me virusin e rrezikshëm Covid-19.

Mesazhi i ministres:

Të palodhur, të përkushtuar, në front të parë të luftës me COVID -19 por edhe të çdo shërbimi shëndetësor për komunitetin. Mirënjohje e respekt për të gjitha bluzat e bardha të Forcave tona të Armatosura?‍⚕️?‍⚕️, të cilët janë shtylla e fortë e mbështetjes për çdo efektiv të FA e familjeve të tyre, por edhe për çdo qytetar të vendit tonë në këto kohë të vështira.
#KrenariPërFA ??
#FaleminderitPërShërbimin?