.

3 qytetet shqiptare që shpenzojnë më shumë për të udhëtuar

Nëse ka tre qytete shqiptare, banorët e së cilës udhëtojnë më shumë janë: Tirana, Fieri dhe Gjirokastra.

Sipas të dhënave të INSTAT, publikuar në Monitor.al, në Fier, njësitë familjare, 7.6% të shpenzimeve totale ua dedikuan udhëtimeve, në Gjirokastër shpenzuan 6.8% të buxhetit për shërbimet e transportit dhe për familjet e Tiranës ky tregues ishte 6.5%.

Ndryshe nga to, shpenzimet më të ulëta për transport u vunë re në Elbasan, Vlorë, Lezhë dhe Durrës. Nëse do të bënim një krahasim me vendet europiane, të ardhurat që shqiptarët shpenzojnë për të udhëtuar janë shumë të ulta, sigurisht kjo për arsyen madhore, që është pamundësia ekonomike.

Familjet në BE shpenzojnë për udhëtime 13.4% të buxhetit të tyre, sa dyfishi i familjeve në Shqipëri. Ndryshe nga vendet europiane, shqiptarët udhëtimet më të shpeshta i bëjnë për nevoja jetike që lidhen me punën.
Pesha më e lartë për shpenzimet për transport është regjistruar në strukturën e buxhetit të familjeve të përbëra nga tre ose më shumë të rritur, pa dhe me fëmijë, përkatësisht 6,5 dhe 6,4%.

Në këtë studim, INSTAT ka klasifikuar si shpenzime transporti blerjet e makinave të reja dhe të përdorura, shpenzimet për taksi, bileta avionësh, të gjitha llojet e biletave, shpenzimet për naftë, gaz, pjesë këmbimi, riparime, etj.