.

Gjermania shënon mbi 18 mijë raste me Covid-19 brenda ditës

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 18.487 raste të reja me koronavirus.

Me këto shifra numri i përgjithshëm në vend shkoi në 705.687. Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 261 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 11.767.

Qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.
Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.