.

VIDEO/ Shqiptari me fermë kanabisi në Itali, mbush me drogë 20 sera


Një operacion antidrogë, pas hetimit të koordinuar nga Prokuroria, u zhvillua në Napoli të Italisë, ku u arrestua një shqiptar 41 vjeç dhe një banor vendas 54 vjeç.

Ata u arrestuan pasi kishin mbjellë 3200 bimë kanabis në 20 sera, të fshehura nga një bimësi e dendur me pemë frutore.

Ambienti ishte përshtatur më së miri për të kultivuar drogën, pasi u sekuestrua edhe një ventilator, gjeneratorë elektrikë apo panele diellore, ndërsa zona ruhej nga qen të mëdhenj.

Gjithashtu, u sekuestruan edhe 17 kg kanabis, gati për shitje, ndërsa hetuesit përllogaritën se nëse 3200 bimët e hashashit do të përfundonin në tregun e paligjshëm, do të përfitoheshin 900 mijë doza./gazetashqip