.

Pse pacientët tentojnë vetëvrasjen? Pasoja e tmerrshme që lë Covid, por që po anashkalohet


Të tjera të dhëna shqetësuese zbulohen për Covid-19. Studimet e fundit tregojnë se pothuajse një në pesë persona që kanë pasur koronavirus diagnostikohen me një çrregullim psikiatrik si ankthi, depresioni ose pagjumësia, brenda tre muajve pas testimit pozitiv për virusin.

Studimi i publikuar sugjeron se është e domosdoshme që t’i kushtohet një vëmendje të madhe edhe shëndetit mendor.

Studimi, kryer nga studiuesit e Universitetit të Oksfordit dhe NIHR, Qendra e Kërkimit Biomjekësor Shëndetësor në Oksford thekson se personat me një diagnozë të probleme me shëndetin mendor kishin 65% më shumë gjasa të diagnostikohen me Covid-19, sesa ata që nuk kanë probleme të tilla.

Por, nuk duhen harruar se faktorë të tjerë risku janë mosha, seksi, raca dhe gjendja fizike.

“Ky zbulim ishte i papritur dhe ka nevojë për hulumtime të tjera. Të pasurit e një çrregullim psikiatrik duhet të shtohet në listën e faktorëve të rrezikut për Covid-19″, tha Dr Max Taquet, një bashkëpunëtor klinik akademik i NIHR dhe një nga autorët e studimit.