.

“UÇK ndërmarrje kriminale e përbashkët”, përlotet Krasniqi në Hagë: Nuk ka më fyese! Ç’ka s’mban guri e mban njeriu

Një maskaradë të Serbisë, me adresë në Beograd, kështu e ka konsideruar ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi seancën gjyqësore nisur sot në Hagë, ndaj ish drejtuesve të UÇK. Ndalur te aktakuza e cila e konsideron UÇK, ndërmarrje kriminale e përbashkët, Krasniqi tha se nu ka më fyese.
“Cilësimi i prokurorit që ne jemi ndërmarrje kriminale e përbashkët për mua që luftuam gjatë, nuk ka më fyese pasi ne një kohë të gjatë në rrethana të vështira jetë a vdekje u vumë në shërbim të lirisë e shtet ndërtimit, që i arritëm me SHBA BE NATO OKB e bashkë ishim e jemi ndërmarrje e përbashkët clirimtare e shtet formuese. Ndërmarrje e përbashkët kriminale, ishte edhe është koka e saj në Beograd e mbështetsit e politikave të beogradit. Besoj shumë që këtë e di seicili qytetar i arsimuar, që së paku është mbi 30 vjec e jeton neë vendet e demokracive perëndimore, me vlerat e kësaj bote, që vecohet me vlerat e të drejtat e liritë e njeriut.
Dua t’u them që: Kam qenë i dënuar nga regjimet e Jugosllavisë në 81 dhe 82 dhe më dënuan pse kam lexuar libra, pse e kam kundërshtuar atë regjim. Më shumë të drejtë kanë pas ata aje se sa sot që gjendem këtu. Për mua është bërë një padrejtësi e madhe, dhe do ta mbaj edhe këtë padrejtësi. Atë që s’e mban guri e mban njeriu. Unë e populli im kanë mbajt shumë, s’kemi pas nevojë edhe për këtë. Unë mendoj se adresa e qartë e kësaj maskarade është në Beograd dhe mëbshtetësit e politikave të saj kudo qofshin ato. – tha Krasniqi.