.

Sporti në zi/ Ndërron jetë nga COVID-19 ish-mundësi, dy ditë më parë u shtrua në spitalin e Durrësit

Ish-deputeti i PS-së dhe mundësi i njohur, Shkëlqim Troplini ka humbur jetën sot për shkak të Covid-19.
Raportohet se 55-vjeçari, prej ditësh ishte infektuar me Covid 19, por mbrëmjen e së dielës duket se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.
Ndër të tjera bëhet me dije se për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ai është dërguar në urgjencën e spitalit të Durrësit, por fatkeqësisht për shkak të komplikacioneve që ka shfaqur nuk ka mundur të mbijetojë.
Deri më tani, numri i viktimave në vendin tonë nga koronavirusi ka shkuar në 560.