.

Replikat/ Basha-Ramës :Shqipëria është në kulmin e infektimit ndërsa Rama është mbërthyer pas Instagramit

Kreu i PD, Lulzim Basha ka replikuar me Edi Ramën pasi ky i fundit iu përgjigj për situatën me COVID-19 si dhe riktheu edhe njëherë debatin për raportin e Dick Marty.
Basha thotë se Rama vijon me cicërimat dhe s’bën detyrën, teksa thekson se po të shkulej kryeministri nga Instagrami do e shihte sa rëndë është gjendja.Ai ripërsërit se Rama ka braktisur mjekë e familje pa ndihmë si dhe ka shkatërruar ekonominë, jetët dhe shëndetin e njerëzve.
Statusi nga Lulzim Basha
Rama vazhdon cicërimat në vend që të bëjë detyrën. Shqipëria është në kulmin e infektimit ndërsa Rama është mbërthyer pas Instagramit. Po të shkulej nga Instagrami, do ta shihte sa e rëndë është gjendja. Të sëmurët, familjet dhe mjekët i ka braktisur pa asnjë ndiihmë. Rama shkatërroi ekonominë dhe tani po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Edhe sa shqiptarë duhet të humbin jetën për fajin e tij?