.

Replika për raportin e Dick Marty/ Balla: PD drejtohet nga një hetues i UÇK


Kryetari i Grupit Parlametar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se Partia Demokratike e Shqipërisë sot drejtohet nga një hetues i UÇK.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se Lulezim Basha nuk ka këllqe të zbardhë rolin e tij në palo-raportet që paraprinë Raportin e Dick Marty-t, kur me maskë mbi fytyrë merrte në në pyetje komandantët e UÇK.
Sipas Ballës, Komandantët e UÇK të mbajnë mend mirë Lulezim “edhe pse ti fshiheshe pas maskës dhe largoi të gjithë shqiptarët e Kosovës nga grupi hetimor për të qenë i vetëm”, shkruan Balla.
Postimi i plotë:
Partia Demokratike e Shqipërisë sot drejtohet nga një hetues i UÇK! Ne e dimë që Lulezim Basha nuk ka këllqe të zbardhë rolin e tij në palo-raportet që paraprinë Raportin e Dick Marty-t, kur me maskë mbi fytyrë merrte në në pyetje komandantët e UÇK. Komandantët e UÇK të mbajnë mend mirë Lulezim edhe pse ti fshiheshe pas maskës dhe largoi të gjithë shqiptarët e Kosovës nga grupi hetimor për të qenë i vetëm. Është fakt publik që Lulezim Basha ka larguar shqiptarë të Kosovës si A.P., B.Gj. dhe të tjerë nga hetimi.
Siç shkruan HRW, “Lulezim Basha ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas luftës dhe ka hetuar personalisht vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë”.