.

Rama sërish replikë me Bashën: Sharjet e akuzat qesharake për mua si fajtor s’të mbrojnë nga hijet e së kaluarës, pranon faktin se je pjesë e njollosjes së UÇK


Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish Lulzim Bashës duke e akuzuar kësaj radhe se po pranon që është pjesë e lojës së ulët për njollosjen e UÇK.
Rama thotë gjithsesi se këtë nuk do që ta besojë, por i kërkon Bashës të dalë e të sqarojë popullin për raportin e turpshëm të Dick Marty.
Po ashtu kryeministri thotë se sharjet e akuzat për COVID-19 nuk e mbrojnë dot Bashën nga hijet e së kaluarës në këto ditë të rënda për Kosovën.
Statusi nga Edi Rama
Lulëzim sa më shumë i shmangesh përgjigjes për kontributin tënd në raportin e Dick Marty,aq më shumë e pranon faktin e tmerrshëm se je pjesë e asaj loje të ulët për njollosjen e UÇK,ndërkohë që unë nuk dua ta besoj këtë dhe të bëj thirrje të dalësh e ta sqarosh popullin shqiptar!
Sharjet e akuzat qesharake për mua si fajtor pse në Shqipëri numrat e të infektuarve po rriten si kudo, s’të mbrojnë dot nga kjo hije e të kaluarës që këto ditë të rênda për Kosovën, vetëm zmadhohet e rëndohet nga bishtnimi yt! Dil sqaro rolin tënd në atë raport të turpshëm!