.

Rama i përgjigjet Bashës: Sjellje mizerabël prej kalamani të llastuar, do të kthehet mbrapsht si shuplakë nga populli

Kane vijuar edhe sot replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Basha. Kreu i qeverisë i është përgjigjur përmes twitterit, akuzave të kreut të opozitës për situatën me pandeminë.
“Lulëzim është jo vetëm e kotë po edhe e ulët rrekja jote për ta bërë Covidin pjesë të frontit qesharak opozitar!Kjo luftë është e vështirë për çdo shtet, s’ka si të jetë e lehtë për Shqipërinë,por spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon ti dhe lufta vazhdon papushim!” shkruan Rama në një postim në twitter, ndërsa akuzon kryedemokratin se synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme.
“Ti synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme, por kjo sjellje mizerabël prej kalamai të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet, do të të kthehet mbrapsht si një shuplakë më shumë nga ky popull që nuk e bën dot për budalla, as ti,as Mona,as Likja e as Saliu!” shkruan Rama.