.

MSH tregon 6 sendet e domosdoshme për të parandaluar COVID-19: Koha të zbatojmë me përpikmëri rregullat!

Ministria e Shëndetësisë ka treguar 6 sendet e domosdoshme për të parandaluar COVID-19 dhe përhapjen e tij. Mes tyre janë maska, dezinfektanti, larësi i duarve, shishja personale, kartëpicetat dhe vitamina C.
Po ashtu Ministria e Shëndetësisë kujton se dhe distancimi social apo larja e duarve janë rregulla të rëndësishme që në këto momente duhet të zbatohen me përpikmëri.
Statusi nga Edi Rama
?Të parandalojmë përhapjen e COVID-19 ?
✅Duhet të shmangim grumbullimet, të ruajmë distancimin fizik për të parandaluar përhapje e COVID-19.
✅Maska mbrojtëse tashmë është një mjet i gjithëpranuar për dobinë e saj.
✅Larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi tyre ndalojnë infektimin nga SARS-COV2.
?Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto rregulla, për mbrojtjen e shëndetit.
#MSHMS
#RespektoniRregullat