.

Mbahet sot online konferenca për Minishengenin Ballkanik, i pranishëm Rama. Marrëveshjet që do miratohen mes Shqipërisë e Serbisë

Ashtu siç ishte parashikuar, do të mbahet sot online konferenca për minishengenin Ballkanik.

Në këtë takim do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev si dhe ai Serbisë, Ana Brnabiç.
Sipas mediave serbe, thuhet se në këtë konferencë do të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptim dhe Bashkëpunimit midis Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë për bashkëpunimin në luftën kundër covid-19.

Mes të tjerash thuhet se do të nënshkruhet një marrëveshje ndërshtetërore midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve vetëm me letërnjoftime (ID)./BW