.

I zë pritë në rrugë dhe plagos me thikë bashkëmoshatarin, kush është i riu i shpallur në kërkim (Emri)


Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmë në Kamëz pas një sherri me thika. Lajmi është konfirmuar për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat.
Mësohet se pas një konflikti banal 19-vjeçari Arbër Tafhasi, i ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar me thikë 20-vjecarin Erisjon Mema, duke i shkaktuar atij plage të renda.
“BalkanWeb” mëson se i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekeve, ndërsa 19-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia./BW