.

Gratë naftëtare dalin nga greva! Ja kur pritet të takohen me kryeministrin Rama

Gratë naftëtarë kanë dalë nga greva e urisë dhe sot pritet të zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama.
Siç raporton News24 takimi me kryeministrin Edi Rama pritet të zhvillohet në orën 18:00.

Naftëtarët kërkojnë që të marrin pagat e fituara me drejtësi. Ato thonë se nuk duan lëmosha, por pagat e tyre.

Gratë qëndruan në grevë për 26 ditë, ndërsa më parë në grevë ishin edhe burrat.