.

Fjalimi i fortë i Jakup Krasniqit nga Haga: Kurrë s’kam trajtuar njeri siç më trajtuat mua, jam intelektual dhe kam luftuar Serbinë politikisht

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi nga Gjykata Speciale e Hagës ka bërë një fjalim me mesazhe të forta dhe plot bindje ka mbrojtur veten e tij, teksa akuzohet për krime lufte. Ai tha përpara togave të zeza se kurrë në jetë nuk ishte sjellë me njerëzit ashtu siç ishte trajtuar ai që prej momentit të arrestimit në 4 nëntor, e deri në sjelljen e tij në atë institucion të drejtësisë.
Ai tha se ishte një intelektual dhe se kurrë nuk do të kishte dëshirë që të ishte nën petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli.
Pyetje: Sot nuk është dita për të kundërshtuar apo pranuar akuzat, por thjesht nëse i keni kuptuar. A i kuptuat akuzat e përfshira në aktakuzë?
Krasniqi: Unë dua të them dy tre çështje dhe do të përpiqem ti them goxha shkurtër. Së pari; dua të them këtu se unë jam arrestuar më 4 nëntor 2020 në aktakuzë po na quani; ndërmarrje kriminale të përbashkët. Dua të deklaroj sot se; kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm, nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq e as se si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë. Kurrë në jetën time. Kurrë s’kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë se nuk ka qenë qëllimi im kështu, në luftën e gjenocidit serb në Kosovë. E ndjej veten më shumë se mirë dhe kurrë nuk do të dëshiroja që të isha nën petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli. Jam intelektual dhe jam njeri që politikisht e kam luftuar Serbinë.