.

E rëndë, hidhet nga kati i pestë i pallatit 50-vjeçari

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një 50-vjeçar është hedhur nga kati i pestë i pallatit në Krujë. Më datë 09.11.2020, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 4, Krujë, shtetasi A. G., 50 vjeç, i cili ishte në gjendje të rënduar depresive, është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.