.

Covid-19 futet në institucionet e Lezhës, pezullohet puna në bashki! Mbyllet biblioteka

Covid-19 ka pezulluar punën në dy institucione në Lezhë. Burime bëjnë me dije për abcnews.al se është pezulluar puna në zyrën e protokollit të bashkisë.

Ndërkohë është mbyllur edhe biblioteka Gjergj Fishta pasi punonjës në këto dy institucione kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Aktualisht po kryhet dezinfektimi i ambienteve të brendshme në bashki dhe bilbliotekë.