.

A po shkon Shqipëria drejt një izolimi total? Flet mjeku Andi Koraqi

Shefi i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi në në lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit” duke folur për situatën e Covid-19 tha se vendi nuk duhet të shkojë drejt një izolimi total. Sipas tij, kjo duhet të ndodhë nëse sistemi shëndetësor mund të shkojë drejt kolapsit.

“Sigurisht masat vijnë duke u përshkallëzuar dhe janë indikatorët që e tregojnë se çfarë masash duhet të merrem. Nuk duhet të shkojmë në ezaurimin total të kapaciteteve spitalore, do të ishte një kolaps i sistemit shëndetësor. Masat e karantinimit shkojnë drejt kësaj për të lehtësuar sistemin shëndetësor.

Mendoj që për momentin nuk është e nevojshme një karantinim total, mjafton të bëhet një reduktim i orareve të bareve dhe restoranteve ose mbyllje e klubeve pasi është gjetur se transmetimi më i madh ndodh në këto nivele.”, tha Koraqi.

I pyetur se kur mund të qetësohet situata nga virusi, mjeku tha: “Është shumë e vështirë ky parashikim megjithatë disa kohë pas daljes së vaksinës ose gjetjes së një antivirali që vepron në mënyrë të drejtpërdrejtë për Covid-19.” /abcnews.al