.

Dritan Abazović pozitiv me Covid: Kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj

Drejtuesi i Lëvizjes “URA”, Dritan Abazović ka rezultuar pozitiv me koronavirusin. Lajmin e njoftoi vetë në një postim në Twitter, ku shkruan se është izoluar.

“Pas testimit ​​që bëra dola se isha pozitiv me koronavirus. Ndihem mirë, jam në vet-izolim dhe shpresoj se së shpejti do të jem në gjendje të kthehem në detyrimet e mia të rregullta.

Kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj, vendosni maskën dhe mbani distancën” u mbyll apeli i Abazovic, i cili është kthyer pas zgjedhjeve në faktor kyç në Mal të Zi për formimin e qeverisë së re