.

Itali/ Mbi 30 mijë raste me COVID-19 dje, nga e hëna pritet shtrëngimi i masave

Duke nisur nga dita e hënë në Itali pritet të vendosen masat shtrënguese për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus. Këto masa do t’i njoftojë vet kryeministri italian, Giuseppe Conte.
Mediat italiane raportojnë se Conte pritet të prezantojë masat e reja ku mes të cilave janë rikthimi i izolimit në zonat e rrezikuara dhe ndalimin e qarkullimit të qytetarëve mes rajoneve.
Kujtojmë se ndër masat që vendoset është mbylljen e lokaleve dhe restoranteve. Ditën e fundit Italia raportoi mbi 30 mijë raste të reja me COVID-19.