.

Identifikohet pacienti me koronavirus që u hodh nga kati i katërt i spitalit (Emri)

52-vjeçari Preng Gjonaj i ka dhënë fund jetës rreth orës 03:10 të mëngjesit të sotëm, duke u hedhur nga kati i 4-të i spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Ky është rasti i tretë i regjistruar brenda pak muajsh në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë. Kujtojmë që një 65-vjeçar nga Klosi dhe një 29-vjeçar në muajt gusht-shtator kanë ndërruar jetë pasi janë hedhur nga dritaret e këtij spitali. Gjendja e rëndë shëndetësore e tyre si pasojë e COVID, por edhe gjendja psikologjike ka bërë që këta persona të ndërmarrin këto akte ekstreme.