.

Herë pas here do të zëvendësohet nga reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara shiu.

Java e ardhshme do të vijë me ulje temperaturash.

Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03°C në 13°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 22°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.