.

Videoja e dy vajzave që u bë virale, psikologia: Si t’i mësojmë fëmijët të menaxhojnë emocionet

Një video e dy motrave të vogla, që zihen pasi njëra prej tyre fik qirinjtë e tortës së ditëlindjes është virale në rrjete sociale. Reagimi i vajzës së madhe 5-vjeçare ndaj 3-vjeçares është komentuar gjerë e gjatë në rrjet, ndërsa u trajtua mëngjesin e sotëm në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. E ftuar në studio për të folur mbi këtë fenomen ishte psikologia Sibora Kalluçi, e cila tha se shqetësuese paraqiten sjelljet e dy motrave dhe se duhet punuar duke iu kushtuar vëmendjen në mënyrë të drejtë për të dy apo më shumë fëmijët në një familje.

“Tek vajza e madhe shihet ai qëndrimi i saj më dominues, Fëmijët e mëdhenj kanë xhelozinë mes fëmijëve të të njëjtës familje dhe është një emocion social. Qëndrimi i saj është që unë jam këtu dhe unë dominoj. Dashuria e prindërve është e imja, vëmendja e ditëlindjes është e imja dhe e askujt tjetër. Ndoshta nisemi nga videoja, por kjo ngjarje ndodh rëndom në të gjitha familjet, duhet të jetë një pikënisje sesi të sillemi në këto raste kur në familje ka xhelozi midis fëmijëve. Mua më duken shqetësuese të dyja sjelljet.

E vogla e ka sjellje të brendësuar agresivitetin, dhe reagimi i parë që mund të bëjë në situata të tilla është agresiviteti. Nëse një fëmijë e ka të brendësuar agresivitetin është një fëmijë me të cilin duhet të punuar emocionalisht nëpërmjet vetërregullimit emocional duke e ndihmuar fëmijën të menaxhojë emocionet në mënyrë të shëndetshme. Ndërsa motra e madhe ka nevojë për vëmendje. Kur ka raste të tilla në institucionet ku punoj dhe kur fëmija ka sjellje të agresive, mënyra ideale është të punuarit me të gjithë elementët si prindi, familja, mjedisi social dhe shërbimi psikosocial.”, “, tha ndër të tjera psikologia./abc