.

“Jam në izolim”/ Maqedoni e Veriut, ministri Spasovski pozitiv ndaj COVID-19

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski bëri të ditur se është pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19).

“Të nderuar, do të doja t’ju informoja se edhe përkundër respektimit të rrreptë të masave të cilat i ndërmarr për mbrojtjen time personale dhe të njerëzve rreth meje që nga fillimi i pandemisë, mora rezultat pozitiv ndaj COVID-19. Kam simptoma të buta dhe tashmë jam në vetëizolim”, shkroi ministri Spasovski mbrëmë në rrjetet sociale. Aktualisht, numri i rasteve aktive me covid-19 është 7.317.