.

Operacioni në Siri, Rama jep detaje: Nëse gjithçka shkon sipas planit, nesër kthejmë në Atdhe katër fëmijë


Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje për operacionin në Siri për kthimin e fëmijëve dhe qytetarëve shqiptarë në atdhe.
Rama thotë se operacioni është kompleks dhe synon nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga ‘ferri’ i kampeve të Sirisë.
Ai thotë se nëse gjithçka shkon sipas planit atëhere nesër kthehen 4 shqiptarë teksa i hapet rrugë fazës së dytë.
STATUSI NGA EDI RAMA
#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤
Një hap nga finalizimi i fazës së parë operacionit kompleks për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga ferri i kampeve të Sirisë, pas një përpjekjeje diplomatike prej më shumë se një viti tanimë?

Nëse me ndihmën e Zotit gjithçka do të shkojë sipas planit, nesër do të kthejmë në atdhe katër fëmijë dhe do të hapim rrugën për finalizimin e fazës së dytë, ku do të kthejmë edhe pjesën tjetër❤