.

COVID-19, Frankfurti mbyll tregjet e famshme të Krishtlindjeve

Qyteti gjerman i Frankfurtit, i njohur për tregjet e tij të Krishtlindjeve, ka futur kufizime më të ashpra ndërsa rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten duke përfshirë edhe mbylljen e tyre.
“Zyrtarët lokalë e morën vendimin në një takim të posaçëm“, sipas një deklarate për shtyp.
Qyteti, që është zona më e madhe metropolitane në landin e Hesses, ka regjistruar më shumë se 176 raste të virusit për 100 000 banorë gjatë një periudhe shtatë ditore.
Frankfurti gjithashtu ka shtrirë rregullat e detyrueshme të veshjes së maskave në një zonë më të gjerë.