.

Bie nga çatia e banesës 60-vjeçari, dërgohet në spital me plagë të shumta në trup

Një 60-vjeçar ka rënë nga çatia e banesës së tij në fshatin Rrëmbec të Maliqit.
Sipas “BalkanWeb” se ka rënë shtetasi B. M., i cili ka qenë duke punuar në çati, kur nga pakujdesia ka rrëshqitur dhe ka rënë, duke marrë plagë të shumta në trup.
Menjëherë pas ngjarjes 60-vjeçari është transportuar në spital, nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.