.

Prezantohet në Lezhë Akademi.al, Kushi: Është platformë e së ardhmes, dixhitalizimi i arsimit prioritet i qeverisë


Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi, kanë prezantuar në Lezhë platformën online Akademi.al.

Kushi në fjalën e saj deklaroi se Akademi.al është portal i së ardhmes, ndërsa shtoi se me këtë platformë, nxënësit mund të dorëzojnë edhe detyrat e shtëpisë.

Evis Kushi: Akademi.al është platformë shumë e mirë për nxënësit. Duhet që asnjë orë mësimore të mos mungojë gjatë vitit shkollor. Ju kemi mirënjohës pa fund mësuesve për kontributin e tyre. Akademi.al krijon mundësinë për mësim online, shërben për nxënës nga 3 deri 18 vjeç. Me ketë platformë mund të dorëzohen online edhe detyrat e shtëpisë. Akademi.al është një aset i së ardhmes, pasi dixhitalizimi është e ardhmja. Më shumë dixhitalizim do të thotë më shumë efikasitet.

 

Në Lezhë, bashkë me Evisin dhe partnerin tonë të përhershëm UNICEF Albania në promovimin e platformës mësimore online https://akademia.al e cila i përgjigjet më së miri sfidave aktuale dhe njëkohësisht është një alternativë e jashtëzakonshme që mbështet strategjinë afatgjatë për mësimin e kombinuar me një sërë avantazhesh për nxënësit, mësuesit e prindërit??‍???‍??‍??‍?? Gjithashtu, shpërndajmë tableta digjitale për nxënës të klasave kolektive në zonën e Lezhës me qëllim që askush të mos ngelet mbrapa me mësime? #ArsimiqëDuam?? ??‍?#Shqipëriaqëduam☀️??

Publiée par Edi Rama sur Lundi 19 octobre 2020

Më herët, kreu i qeverisë Edi Rama kishte njoftuar prezantimin e platformës Akademi.al në qytetin e Lezhës.

“Në Lezhë, bashkë me Evisin dhe partnerin tonë të përhershëm UNICEF Albania në promovimin e platformës mësimore online “akademi.al”, e cila i përgjigjet më së miri sfidave aktuale dhe njëkohësisht është një alternativë e jashtëzakonshme që mbështet strategjinë afatgjatë për mësimin e kombinuar me një sërë avantazhesh për nxënësit, mësuesit e prindërit??‍???‍??‍??‍?

? Gjithashtu, shpërndajmë tableta digjitale për nxënës të klasave kolektive në zonën e Lezhës me qëllim që askush të mos ngelet mbrapa me mësime?

#ArsimiQeDuam?? ??‍? për #ShqipërinëQëDuam ☀??”, shkruan Rama.

/bw